Më shumë se një dizajn i bukur
Një faqe interneti profesionale nuk matet vetëm nga pamja. Ajo duhet të hapet shpejt, të duket mirë në telefon, të jetë e sigurt dhe t'i tregojë vizitorit menjëherë çfarë të bëjë më pas. Më poshtë janë gjërat që i kërkojmë çdo faqeje që ndërtojmë.
Dizajn i qartë dhe responsiv
Shumica e vizitorëve vijnë nga telefoni. Faqja duhet të përshtatet në çdo ekran, me tekst të lexueshëm, butona që preken lehtë dhe pa përmbajtje që del jashtë ekranit.
Shpejtësi dhe siguri
Faqet që hapen ngadalë humbin vizitorë. Imazhet duhet të jenë të optimizuara dhe kodi i pastër.
Certifikata SSL (adresa me https) është e domosdoshme: mbron të dhënat e vizitorëve dhe Google e vlerëson. Në paketat tona SSL, host dhe domain janë të përfshira që nga paketa e parë.
SEO bazë
Që klientët t'ju gjejnë në Google, çdo faqe ka nevojë për titull dhe përshkrim të qartë, struktura me tituj (H1, H2), emra të kuptueshëm për imazhet dhe adresa të pastra. SEO e thjeshtë është pjesë e çdo faqeje që ndërtojmë, dhe SEO e avancuar vjen nga paketa e dytë.
Përmbajtje dhe thirrje për veprim
Vizitori duhet të kuptojë brenda disa sekondave çfarë bëni dhe për kë. Pastaj duhet një hap i qartë: një buton "Na shkruani", "Rezervo" ose "Kërko ofertë" që duket dhe funksionon.
Kontakt i lehtë
Telefoni, emaili dhe WhatsApp duhet të jenë një prekje larg, në çdo faqe. Çdo hap shtesë para kontaktit e zvogëlon numrin e njerëzve që ju shkruajnë.
Matje: Google Analytics dhe Search Console
Pa të dhëna, çdo vendim është hamendësim. Google Analytics tregon sa vizitorë keni dhe çfarë shohin. Google Search Console tregon si ju gjen Google. Të dyja përfshihen në paketën Premium.
Si t'i vlerësoni këto për faqen tuaj
Hapeni faqen nga telefoni dhe numëroni sa sekonda duhen që të kuptoni çfarë bën biznesi dhe si kontaktohet. Nëse përgjigja nuk është "menjëherë", ia vlen një ristrukturim. Na shkruani dhe ju themi çfarë mund të përmirësohet.